Home Sporti Gjermania mun...

Gjermania mund me “poker” Maqedoninë e Veriut dhe kualifikohet për në Botëror, Holanda fitore tenistike (VIDEO)

349
0

Gjermania dhe Holanda kanë arritur që të marrin fitore me goleada mbrëmjen e sotme në kualifikueset për Kupën e Botës, Katar 2022. “Pancerat” triumfuan 4-0 në transfertën ndaj Maqedonisë së Veriut, teksa të gjithë golat i realizuan në fraksionin e dytë.

Fillimisht do të shënonte Kai Havertz në minutën e 50-të, ndërkohë që më pas skena do të ishte e gjitha për Timo Werner, i cili realizoi dopietë. Në fundin e ndeshjes talenti Musiala realizoi golin e parë me fanellën e Gjermanisë. “Pancerat” siguruan zyrtarisht kualifikimin për në Botëror me 21 pikë në 8 ndeshje.

Holanda mori një fitore tenistike 6-0 ndaj Gjibraltarit. Van Dijk hapi serinë e golave, ndërkohë që Depay realizoi dopietë personale në pjesën e parë. Në të dytën Dumfries, Groenveld dhe Malen vulosën suksesin e tulipanëve që mbajnë vendin e parë me 19 pikë, 2 më shumë se Norvegjia. /R.Lika-Koha Jone/

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit