Home Bota Gjermania sfi...

Gjermania sfidon Rusinë: Azil politik për këdo që kundërshton regjimin e Putinit

304
0

Pas urdhrit nga presidenti rus Vladimir Putin për mobilizim ushtarak, kanë shpërthyer protestat kundër vendimit. Pas fjalëve të Putin, i cili shpalli mobilizimin e pjesshëm në lidhje me luftën në Ukrainë, fluturimet direkte të planifikuara nga Moska për në kryeqytetet e vendeve “mike” u shitën menjëherë.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, në një intervistë për gazetën ”Frankfurter Allgemeine Zeitung”, tha se të gjithë ata që largohen nga vendi me synimin për ti shpëtuar dërgimit me forcë në front, do të gjejnë mbështetje në Gjermani dhe do tu ofrohetazil politik.

“Dezertorët e kërcënuar me represion serioz, si rregull, mund të marrin mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani. Kushdo që kundërshton me guxim regjimin e Putinit dhe në këtë mënyrë bie në rrezik të madh, mund të kërkojë azil për shkak të persekutimit politik”, tha ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit