Home Aktualitet Gjiknuri i kt...

Gjiknuri i kthehet opozitës në Kuvend: Doni që të bjerë qeveria, por po shkërmoqeni vetë

500
0

Sekretari i përgjithshëm i PS-së, deputeti Damian Gjiknuri nga foltorja e Kuvendit i është kthyer opozitës për kërkesat që kjo e fundit ka bërë për heqjen e taksave për karburantin. Gjiknuri theksoi se me heqjen e taksave do të boshatiset buxheti i shtetit. Sipas Gjiknurit, opozita kërkon që qeveria të bjerë, por janë ata që po shkërmoqen.

“Opozita ka dëshirë për të sulmuar qeverinë. Çmimet nuk kontrollohen nga qeveria shqiptare. Këtu nis dhe del një togfjalësh i ri; hiqni taksat dhe qeveria është grup i strukturuar kriminal. Por të thuash të heqësh taksat, do të thotë që ta lësh qeverinë të zbuluar në skenarë që ne se dimë se si do të zhvillohen.

A duhet më shumë? Mbase duhet më shumë, por problemi është sa janë mundësitë. Kjo krizë sapo ka filluar. Funksioni i shtetit nuk mund të bjerë, se këtë doni ju. Kur nuk ke shpresa, nuk ke mbështetës, dështon me vota, doni tërmet politik që të bjerë qeveria. Duke tërbuar dhe nxitur njerëzit me idenë se kjo qeveri duhet përmbysur. Kjo është e vetmja shpresë që keni. Doni të krijoni idenë e tokës së djegur.

Kur ju shohin juve, dikush mund të thotë; më mirë të rrijë Edi Rama. Do doja të kishte ekuilibër politika, por kjo është e vërteta. Bëhuni të arsyeshëm. Arsyeja është fjalë e madhe në Shqipëri. Një qeveri e përgjegjshme s’mund të plotësojë çdo kërkesë tuajën. Heqja e taksave do të thotë që arka e shtetit të jetë bosh. Ku e dimë ne sesi do të performojë qeveria?”, tha Gjiknuri.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit