Home Sporti Gjimshiti ësh...

Gjimshiti është i pafatë, dëmtohet sërish dhe mbyll para kohe sezonin

91
0

Atalanta pësoi një disfatë me shifrat 1-0 në transfertë ndaj Salernitanës teksa bergamaskët morën një goditje të rëndë në ambiciet e tyre për vendin e katërt në kampionat.

Por, për trajnerin Gian Piero Gasperini nuk ishte vetëm disfata një lajm negativ pasi në minutën e 70-të të ndeshjes, Berat Gjimshiti pësoi një dëmtim dhe u detyrua të linte para kohe fushën e blertë.

Mbrojtësi i kombëtares pati një problem në këmbën e djathtë dhe tashmë mbetet për t’u pritur përgjigja e analizave për të kuptuar nëse bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë apo jo.

Ky aktuali ka qenë një sezon i pafat për Gjimshitin pasi kujtojmë se mbrojtësi ishte rikthyer i gatshëm vetëm para disa ndeshjeve pasi vuante një tjetër dëmtim.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit