Home Sporti Gjimshiti: Ka...

Gjimshiti: Kam ndjesi se do të fitojmë nesër, ky është moment vendimtar

23
0

Kapiteni kombëtares shqiptare të futbollit, Berat Gjimshiti në konferencën për mediat para ndeshjes deklaroi se synimi në këtë ndeshje është fitorja. Mbrojtësi i Atalantës u shpreh ka një ndjesi të veçantë se do e fitojnë këtë takim, por gjithashtu theksoi se duhet të jenë me këmbë në tokë.

“Për momentin nuk e di, por në futboll duhet të fokusohesh ndeshje pas ndeshje. Momenti është shumë i bukur dhe i vështirë, por jemi gati për këtë ndeshje.

Euforia është më shumë jashtë se brenda, ne i dimë vlerat e kundërshtarit dhe vlerat tona. Çdo ndeshje është e vështirë, por i dimë vlerat dhe cilësitë tona dhe besoj do të jemi gati për këtë ndeshje.

Mungesa e Ismajlit? Është një mungesë për të gjithë skuadrën, por kemi lojtarë që janë me vite në Kombëtare dhe besoj se s’ka për të qenë problem. Sidomos për mua, pasi u besoj të gjithë lojtarëve njësoj.

Çekia është një skuadër shumë fizike, që luan shumë me krosime dhe goditje standarde. Besoj do jetë e njëjta ndeshje nesër, nuk ishte e lehtë të merrnim barazimin, por ia dolëm. Nesër ta shikojmë ishalla kemi më shumë raste dhe të shënojmë e fitojmë.

Kemi tre ndeshje të vështira, por do të jap maksimumin, por duhet ta marrim ekip prej ekipi ose ndeshje prej ndeshje. Do vi edhe nëse ndodh e kundërta, pasi kam gjyshërit atje, vij me qejf atje se kam njerëzit e mi. Sigurisht që është një moment vendimtar dhe jo vetëm, nesër është një ndeshje vendimtare, por edhe të tjerat”, deklaroi Gjimshiti.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit