Home Aktualitet GJKKO rrëzon ...

GJKKO rrëzon kërkesën për inceneratorët e Elbasanit dhe të Fierit, nuk ka bashkim të dosjeve

76
0

Gjykata e Posaçme vijon shqyrtimin e kërkesës së SPAK në seancë paraprake lidhur me inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.

Gjyqtarja Flojera Davidhi, ka rrëzuar kërkesën e avokatëve për bashkimin e dy dosjeve, atë të Fierit dhe Elbasanit.

Sot GJKKO po shqyrton në seanca paraprake kërkesën e SPAK për Fierin. E njëjta kërkesë është rrëzuar më herët edhe nga gjyqtarja Rudina Palloj, që po gjykon seancën paraprake për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

Ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputeti socialist, Alqi Bllako, përmes avokatëve po paraqesin pretendimet e tyre siç bënë edhe ditën e djeshme. Një ditë më parë Koka ka deklaruar se nuk ka kryer shpërdorim detyre dhe se nuk ka asnjë lidhje me veprën penale të pastrimit të parave. Po ashtu edhe Bllako përmes avokatit të tij, ka pretenduar se nuk ka asnjë rol në koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit