Home Aktualitet Gjykata cakto...

Gjykata cakton masën “arrest në burg” për Altin Çokun

20
0

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj “TikTok-erit” Altin Çoku, i akuzuar për shkaktimin e vetëvrasjes së 27-vjeçares, Sibela Abedini pak ditë më parë në Kamëz.

Altin Çoku akuzohet për veprën penale “Shkaktim të vetëvrasjes”, pasi duke e kërcënuar 27-vjeçaren se do t’i publikonte disa foto intime, ka shtyrë këtë të fundit të ndërmarrë aktin e rëndë.

E ndjera i kishte kërkuar disa herë që të fshinte foton nga rrjeti social, por 39-vjeçari herë pretendonte se nuk e kishte publikuar vetë, ndërsa herë të tjera i kërkonte të vijonin lidhjen.

27-vjeçarja ka qenë e martuar me një shqiptar të Kosovës, me të cilin ka patur dhe një vajzë 2 vjeçe dhe ishte në proces divorci. Vajza jetonte me të atin. Gjatë kësaj kohe, ajo ishte njohur me Altin Çokun.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit