Home Aktualitet Gjykata e Pos...

Gjykata e Posaçme lë në burg të arrestuarit për laboratorin e drogës në Fier

33
0

Apeli i GJKKO lë në fuqi vendimin per te arrestuarit ne lidhje me laboratorin e drogës që u zbulua në Frakull të Fierit.

Njoftimi nga Apeli i GJKKO: 

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Igerta Hysi, sot më datë 04.01.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 1/41 akti, datë 28.12.2022 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim B.M, E.F., J.M., K.V., M.R., N.Gj., R.M., ndaj vendimit nr. 92 akti, datë 26.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në lëndë të masave të sigurimit, dhe vendosi:

– Miratimin e vendimit nr. 92 akti, datë 26.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën e ankimuar nga personat nën hetim E.F., K.V. (alias K.K.), R.M., B.M., J.M.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit