Home Aktualitet Gjykata e Tir...

Gjykata e Tiranës dënon me 21 vite burg Izet Haxhinë për vrasjen e Azem Hajdarit

680
0

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 21 vite burg Izet Haxhinë, ish-truprojë i Sali Berishës për vrasjen e Azem Hajdarit më 1998.

Haxhia u dënua për veprën penale “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim.

Haxhia do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme. Haxhia u ekstradua nga Turqia katër vite më parë.

Vendimi i gjykatës

1.Deklarimin fajtor të të pandehuri Izet I. Haxhia për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkëpunim dhe në bazë të nenit 78/2 e 25 të K.Penal dënimin e tij me 21 (njëzet e një) vite burgim.
2.Vuajtja e dënimit të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
3. Në kohën e vuajtjes se dënimit të llogaritet koha e qendrimit te tij në arrest në burg si dhe duke vuajtur dënimin.
U shpall në Tiranë në datën 11.02.2022.

Izet Haxhia u dënua me 25 vite burg në prill 2002 nga Dhoma Penale Tiranë e më pas, në qershor 2002, nga Apeli u dha dënimi i formës së prerë me 25 vite burg, në mungesë, për vrasjen e ish-deputetit demokrat Azem Hajdari. Pas 17 vitesh dënim në mungesë, në maj të vitit 2018, Izet Haxhia u rikthye nga Turqia për të rihapur çështjen. Ish-Gjykata për Krimet e Rënda pranoi kërkesën e Izet Haxhisë për hapjen e dosjes “Hajdari” dhe procesi rinisi fillimisht në Gjykatë e Shkallës së Parë Tiranë.

Më 18 mars 2018, tre gjyqtarët e Krimeve të Rënda, Dhimitër Lara, Nure Ndreni dhe Sokol Binaj vendosën të anulonin dy vendimet që kishin dënuar Haxhinë për të rihapur gjithë procesin me një tjetër trup gjykuese në Gjykatën e Shkallës së Parë.

Deputeti Azem Hajdari u vra më 12 shtator 1998, teksa dilte nga selia e Partisë Demokratike. Për këtë krim u dënuan katër persona përfshi dhe ish-truprojën e Sali Berishës, Izet Haxhinë.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit