Home Aktualitet Gjylameti: S&...

Gjylameti: S’ka alternativë përballë Veliajt! Ne kemi zgjedhur të merremi me qytetarët

51
0

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti si shumë eksponentë të tjerë, thotë se mazhoranca në fokus ka qytetarët dhe jo rivalët politikë.

“Ne kemi zgjedhur të merremi me qytetarët dhe jo me rivalët, ne ndryshe nga pjesëzat e PD-së kemi së pari një llogaridhënie sepse jemi në pushtet prej disa mandatesh dhe nga ana tjetër kemi programe që na presin. Ata që drejtojnë bashkitë duhet të heqin atë mentalitetin e mos bashkëpunimit me qeverinë”,-tha në ”TVKLAN”. Kurse për bashkinë më të madhe në vend, Gjylameti u shpreh me bindje se nuk ka alternativë përballë Erion Veliajt.

“Nuk ka një alternativë përballë Veliajt, në 8 vite Tirana ka ndryshuar rrënjësisht dhe qytetarët do të votojnë për të vijuar ky ndryshim. Këlliçi një djalë që sot mbështetet nga një pjesë e së shkuarës. PD e ka patur Tiranën në 4 vite dhe mjafton për të parë çfarë nuk ka ndodhur dhe nga ana tjetër projektet që premton i thonë si listë dëshirash, por nuk shoqërohen me atë se si do të realizohen. Është e lehtë të premtosh, por duhet ajo fatura nga mbrapa, duhet të mbështetesh diku. Të thuash që transporti publik është falas meqë përfaqëson koalicionin keni bashkinë e Shkodrës pse nuk e bëni atje, thonë disa të pavërteta”,-tha më tej deputetja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit