Home Aktualitet Gjyqi kundër ...

Gjyqi kundër UÇK në Hagë, do thirren 300 dëshmitarë

25
0

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës këtë të hënë dolën para trupit gjykues në seancën fillestare të gjykimit të tyre, kjo pas qëndrimit prej më shumë se 2 vitesh në paraburgim.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të akuzuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit u deklaruan të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi secilin prej tyre.

Prokuroria Speciale po ashtu insiston në faktin se UÇK kishte një hierarki e cila ishte në dijeni të të gjitha krimeve që kryheshin e që nuk kishte marrë masa për t’i parandaluar. E nga mbrojtja e viktimave u kërkuar edhe kompensim, duke shtuar se dëmi që kanë përjetuar vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputeti, Rexhep Selimi po gjykohen nën akuzën për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Në këtë gjyq të madh, do të thirren 300 dëshmitarë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit