Home Aktualitet Gjyqi ndaj 4 ...

Gjyqi ndaj 4 ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, analistët: Kosova në grackë

128
0

”Prokuroria e Hagës ka gabim dhe shumë aspekte nuk arriti të zbërthejë profesionalisht atë që synon të arrijë”,-thotë ish-drejtuesi i Lëvizjes Studentore në Kosovë, Bujar Dugolli, për gjyqin që ka nisur sot në Hagë ndaj 4 ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që akuzohen nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas Dugollit gjykatat nuk do të arrijë asgjë veç presionit dhe torturave që u bëhet kontribuuesve të luftës çlirimtare në Kosovë, pasi nuk ka prova që UÇK ka kryer krime.

Për analistin Ben Andoni, procesi do të jetë i gjatë dhe i ndërlikuar, ndërsa Kosova ka rënë në grackë të madhe, ku duhet një luftë juridike e sofistikuar. Akuza ngriti edhe ndaj politikës së Kosovës, që sipas Andonit duhet të tejkalonte inatet personale dhe të mbante qëndrim.

“Sot ishte fillimi i një procesi që do të zgjasë gjatë. Ajo që më trishton është fakti i përgjegjësisë personale me atë të përgjithshme. Ka një paradoks të madh në atë që është parashtruar sot. Paraqitet struktura e UÇK dhe faktori ndërkombëtar flasin për gjëra personale. Proces i ndërlikuar. Ata të akuzuarit kanë bërë gabime taktike, qoftë të dëshmive kur kanë dhënë se nuk kanë qenë të orientuar. Thaçi e Veseli e Jakupi më shumë kanë këmbëngulur se mos Thaçi ka këmbëngulur jo në një strukturë të tillë siç do ta nxjerrë Haga. Jakupi vazhdimisht ka folur për këtë strukturë. Ky është handikapi i madh. Është një grackë e madhe ku duhet një luftë juridike mbrojtëse e sofistikuar dhe nuk është kaq e thjeshtë”,-tha Andoni për ‘A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit