Home Aktualitet Gledian Llatj...

Gledian Llatja gjatë një takimi me banorë të fshatit Dopaj, flet për vëmendjen që Bashkia e Elbasanit zhvillimit të fshatrave

43
0

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja gjatë një takimi me banorë të fshatit Dopaj kërkoi mbështetjen për 4-vjeçarin e ardhshëm duke vënë në dukje vëmendjen që Bashkia e Elbasanit i ka dhënë në këto vite zhvillimit të fshatrave. Pas meje, tha Llatja, është edhe mbështetja e padiskutueshme e PS dhe Kryeministrit Rama, pa të cilat investimet e mëdha do të ishin të pamundura. Llatja u kërkoi banorëve të reflektojnë para se të shkojnë në kutinë e votimit dhe të kujtojnë nëse kandidati përballë është kujdesur ndonjëherë për fshatin? A ka qenë ndonjëherë këtu tek ju, tha Llatja, përveç se për vota?

”Ne e dimë që këtu është një zonë akoma në zhvillim dhe kemi kohë, në fakt këto katër vite unë e kam mbështetur shumë zhvillimin e kësaj zone, edhe urbanizimin e saj, edhe do të vazhdoj ta mbështes. Po bëjmë rrugë, po sjellim zhvillim, dalëngadalë po vjen dhe po shtrihet në të gjithë Elbasanin edhe në fshatrat më të vegjël urbanizimi i aq kërkuar prej vitesh e vitesh. Dhe jam i bindur se do të jemi edhe katër vite po bashkë këtu për të vazhduar punët më të mira të nisura. Ne këtu kemi një nga projektet më të mëdha që duam nga këtu të lidhet rruga me Funarin, që të bëjmë një destinacion fantastik aty, turistik që ti japim një zhvillim të gjithë zonës.

Këtu fillon, këtu është hyrja, këtu është e vetmja hyrje që ne kemi momentalisht në autostradën Tiranë – Elbasan nga krahu jonë. Do të vazhdojmë pastaj me projektet e mëdha sic filloi aufostrada këtu do të fillojë by passi i Elbasanit, është duke u projektuar. Gjithandej në Elbasan po bëhet punë, Elbasani është kthyer në një kantier. Ne po e zhvillojmë, po e urbanizojmë, me ndihmën e qeverisë po bëjmë punë të mëdhaja. Ato të tjerët janë për llafe, kanë të gjithë kohës që merren me llafe, kaq vite. Unë jam i bindur se populli i Elbasanit, ashtu si i Gracenit, ashtu si i Dopajt, ashtu si i Mamlit janë të lodhur nga llafet, duan punë konkrete.

Dua t’ju them një gjë, ne sot jemi para një dileme, nuk jemi vetëm për të bërë punë të mira për Elbasanin, që të bëjmë punë të mira për qytetin dhe për fshatin, ne këtu jemi para një vendimi politik, që të kthehemi prapa tek Sali Berisha tek Ilir Meta, tek ky kandidati që kam unë përballë, mbas 16 vjetësh vjen dhe kërkon prap mbështetje që të bëjë ato gjëra që në këto 18-20 vite në politikë nuk i ka bërë dot, apo do të vazhdojmë të ecim përpara të bëjmë punë? Të vazhdojmë punët e nisura të vazhdojmë zhvillimin ekonomik, të mbështesim shtresat në nevojë , të vazhdojmë me politikat tona sociale në bashkëpunim me qeverinë edhe për rritjen e pensioneve, edhe për rritjen e rrogave edhe për rritjen e ndihmës ekonomike. Të vazhdojmë me këto, apo të kthehemi mbrapa? Ne duam të vazhdojmë punë, këtë duam ne, ato duan vetëm të bëjnë llafe”,-theksoi Llatja.

Kryetari i Këshillit të Qarkut Bukurosh Stafa, theksoi se puna e Gledit ne keto 4 vite meriton besimin e banoreve te çdo fshati per 4 vite te tjera te cilat premtojn zhvillim.
“Kemi ardhur sot këtu për t’ju kërkuar votën, për kryetarin e bashkisë Gledian Llatja. E ka treguar veten që është djalë shumë i aftë, djalë i ri, me energji, me vizion, ka bërë punë shumë të mira në Elbasan. Këtë katër vjecar të jeni të sigurtë me situatën që ka bashkia do t’i thotë edhe kryetari se cfarë ndryshimesh do të bëhen”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit