Home Aktualitet Gledian Llatj...

Gledian Llatja vijon fushatën dhe takimet e banorët e Elbasanit

22
0

Unaza Bujqësore, një projekt i bashkisë së Elbasanit dhe investim i Qeverisë Shqiptare i dha një zhvillim të madh zonës fushore të Elbasanit. Sipërfaqet e serave u dhjetëfishuan dhe prodhimi bujqësor është trefishuar.
Në këto ritme do të vijojmë në 4 vitet e ardhshme, tha Gledian Llatja gjatë një takimi me banorë të fshatit Muriqan. Investimi në Unazën Bujqësore, nuk e mbylli punën tonë në fshat, theksoi kryebashkiaku i cili kërkoi mbështetjen e banorëve për mandatin e dytë në krye të bashkisë Elbasan.
“Sot është dita që ne të vijmë dhe bëjmë llogaritë me njëri – tjetrin. Realisht i kemi qëndruar njerëzve pranë, kemi hapur rrugë, kemi pastruar kanale, kemi hapur edhe kanale të reja, kemi mirëmbajtur rrugët, kemi bërë sipërfaqe të ndriçuara. Para katër vitesh problem kryesor ishte Unaza Bujqësore. I kemi kërkuar mbështetje kryeministrit, erdhi, na mbështeti, na financoi, një projekt shumë i mirë. I kemi kërkuar mbështetje, na është dhënë, dhe ato projekte sot janë konkrete dhe kanë filluar.
Ne sot jemi para një dileme, të vazhdojmë bashkë siç kemi qenë, bashkë me kryeministrin Edi Rama, bashkë me ne këtu në Elbasan që po bëjmë punë me komunitetin, apo të shkojmë andej nga krahu tjetër, nga Saliu, nga Iliri, nga ky benjamini që kanë këtu në Elbasan, dhe të kthehemi mbrapa tek e shkuara?
Ne jemi të bindur që e ardhmja është e jona! Dhe Murriqani do të mbështesë të ardhmen, do të mbështesë këto punë që kemi bërë në këto katër vite, punët që do të bëjmë katër vjeçarin tjetër, asfaltimet e rrugëve, mbështetjet që kemi dhënë për fermerët, kanalet kulluese vaditëse, një sërë investimesh që ne kemi në plan, dhe që i kemi programuar këtë vit dhe i kemi programuar bashkë.
Këto katër vite kemi qënë bashkë, kemi zgjidhur shumë halle dhe probleme, i dimë ku i kemi hallet, dhe prandaj jemi përsëri bashkë sot që të vazhdojmë edhe katër vite të tjera. Të vazhdojmë katër vite pune, katër vite për të përmirësuar cilësinë e jetesës së çdo banori të Elbasanit edhe në fshat dhe qytet. Ne këtë bëjmë! Ne ecim përpara. Unaza Bujqësore e Elbasanit, ku sot pas gati një viti e gjysmë që ka përfunduar ne shohim produktet konkrete të saj. Dhjetëfishimi i sipërfaqeve të serave, trefishimi i produkteve bujqësore, ekonomi më shumë për fshatin.
Do të shtojmë sipërfaqet e rrugëve të asfaltuara, do të shtojmë sipërfaqet e ndriçuara në fshat, do të hapim kanalet kulluese vaditëse, të krijojmë në Njësitë tona Administrative sidomos në njësitë e mëdha në qëndrat ku kemi edhe fshatin më të madh, kemi mundësi të krijojmë edhe një qendër komunitare, ku të ketë një bibliotekë të mirë.
Ne duam të vazhdojmë punë të mira, ndaj dua t’ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen që më keni dhënë këto katër vite. Por dua edhe një gjë, t’u kërkoj mbështetjen për këto katër vite të reja, me mandatin e ri, të ecim përpara bashkarisht, bashkë me Këshillin Bashkiak. Unë jam i bindur që edhe në Murriqan, në Thanë, në Gjergjan, në Kështjellë, në Bujaras, në Kodër Bujaras, edhe në të gjithë fshatrat tonë ne do të jemi bashkë fuqishëm, siç kemi qenë përherë. Jam i bindur se do të jemi të gjithë bashkë në këtë rrugëtim të nisur” theksoi Llatja.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit