Home Bota Godet me thik...

Godet me thikë kalimtarët në Oslo, sulmuesi vritet nga policia

27
0

Një burrë i armatosur me thikë ka sulmuar kalimtarët në kryeqytetin norvegjez Oslo, përpara se të vritej brenda një ndërtese nga policia. Mediat vendase publikuan pamjet e agresorit ku shfaqej pa këmishë dhe me armë në dorë.

Policia tha se ishin disa persona të goditur me thikë, por nuk dha informacione të mëtejshme për gjendjen e tyre.

Sulmuesi vdiq në spital, pasi u qëllua disa herë nga policia. Ai u dërgua me urgjencë ku vdiq pak pas mbërritjes në spital.

Ngjarja vjen një muaj pasi më 14 tetor, në Kongsberg të Norvegjisë, në juglindje të Oslos, një burrë i armatosur me një hark e shigjetë vrau 5 persona.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit