Home Aktualitet Grabitet bane...

Grabitet banesa në Vaun e Dejës. Disa persona marrin paratë dhe largohen me “Benz”-in e parkuar në oborrin e shtëpisë

127
0

Një banesë në Vaun e Dejës ka rënë pre e grabitjes në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Policia bën me dije se disa persona të paidentifikuar ende kanë marrë me dhunë paratë nga banesa dhe më pas janë larguar me automjetin e pronarit që qëndronte i parkuar në oborrin e shtëpisë.

Aktualisht po punohet për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

“Më datë 05.10.2022, rreth orës 04:25, në fshatin Ashtë, Vau i Dejës, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit Z. P., një shumë parash dhe automjetin tip “Benz”, i cili ka qenë i parkuar në oborrin e kësaj banese.

Është ngritur menjëherë grupi hetimor dhe vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim kapjen e autorëve”, bën me dije policia.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit