Home Aktualitet Gripi i shpen...

Gripi i shpendëve, Shqipëria ndërpret importin e pulave nga Hungaria dhe Italia

100
0

Shqipëria ka bllokuar importin dhe tranzitin e shpendëve nga Italia dhe Hungaria. Frika për tu përballur sërish me një situatë të kësaj sëmundje në shpendët në vend, ka bërë që Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të urdhërojë bllokimin e importit nga disa rajone të këtyre shteteve.

Bllokimi do të jetë për 99 njësi administrative nga Italia dhe 11 nga Hungaria. Kjo masë paraprake merret për të frenuar përhapjen e kësaj sëmundje që ka qenë prezente në mars të këtij viti në vendin tonë. Në këto kategori janë të përfshira shpendët e gjalla shtëpiake dhe të egra, zogjtë 24-orësh, shpendë dekorativë, materiali biologjik i shpendëve, vezët e shpendëve, mishi i shpendëve dhe nënproduktet e shpendëve.

Me konfirmimin zyrtar nga Ministria e Bujqësisë në 19 mars të 2022 u konfirmua rasti I parë me H5N8 në dy stabilimentet kryesore dhe më pas u përhap në 11 vatra në disa qytete të vendit. Gjithsej ngordhën 560 mijë pula në total dhe dëmi tek bizneset ishte kolosal, ku përpos shfqarosjes së pulave, pati rënie drastike të konsumit të mishit të tyre dhe vezëve, për shkak të frikës së transmetimit të sëmundjes.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në Shqipëri mbarështohen afro 5 milionë pula. Të dhënat i referohen shpendëve në stabilimentet e prodhimit të vezëve. Në raport me prodhimin vendas sasia e pulave të importuara zë 6.9%. Italia është vendi nga ku dhe importohen më shumë pula. Këtë vit nga ky shtet kemi importuar 211 mijë e 772 kg ndërsa nga Hungaria 19 mijë e 746 kg.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit