Home Aktualitet Gripi nuk po ...

Gripi nuk po largohet as me ardhjen e pranverës. ISHP: Më shumë raste në Gjirokastër, Durrës e Berat

54
0

Gripi dhe virozat këtë vit përveçse më agresivë sesa vjet, janë përhapur edhe më gjerësisht në popullatë. Nga Janari deri në Mars janë gati 9 mijë raste më shumë me infeksione respiratore sesa në vitin 2023.

Të dhënat e Institutit të Shëndetit publik tregojnë se në javën e fundit janë regjistruar afro 15 mijë raste me infeksione respiratore. Ndonëse kurba nga java në javë është në rënie, në gjysmat e rretheve ka rritje te rasteve, konkretisht në 18 nga 36.

Mes tyre Gjirokastra, Durrësi dhe Berati kanë numrin më të lartë të qytetarëve të infektuar. Më të prekurit nga infeksionet respiratore të sipërme dhe të poshtme janë fëmijët nga 0-5 vjeç.

Sipas ISHP për periudhën Janar-Mars 2024 janë konfirmuar 34 raste me fruth, shumica e tyre në Tiranë. Grupmosha 5-9 vjeç rezulton më e prekura, me 35 % të totalit të rasteve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit