Home Aktualitet Groposen 340 ...

Groposen 340 mijë shpendë të infektuar, Ministria: Përveç Shijakut, nuk ka vatra të tjera

30
0

Pulat e prekura nga gripi po groposen. 340 mijë kanë ngordhur në Bashkinë e Shijakut. 120 të tjerë të infektuar do të asgjësohen gjithashtu, për të shmangur përhapjen e mëtejshme.

“Deri tani kanë ngordhur rreth 340 mijë. Procesi i groposjes vazhdon me ritme të shpejta brenda rregullave dhe konform legjislacionit në fuqi. Procesi është dinamik dhe lëviz në varësi të rasteve të reja. Gjithashtu, ka nisur procesi i asgjësimit edhe i 120 mijë shpendëve të cilët ndodhen në të njëjtat kapanone dhe bateri për të shmangur çdo rrezik të mundshëm duke ndjekur planin e kontigjencës”.

Gripi i shpendëve ka prekur edhe pelikanin në zonën e Prespës. Besohet se janë shpendë të ardhur nga Greqia, por autoritetet po kryejnë analizat për të arritur në përfundime të sakta. Ministria e Bujqësisë thotë se nuk ka vatra të tjera.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit