Home Aktualitet ”Gruaja...

”Gruaja e Princ Vidit erdhi me dekolte”; Shehi ironizon deputeten e PS: Sikur të ikë edhe ky tjetri

341
0

Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e PS-së Ermonela Felaj komentoi në Kuvend projektin e Portit të Durrësit. Ajo e krahasoi investitorin arab me princ Vidin i cili kur erdhi në Shqipëri, sipas saj u sulmua për shkak se gruaja e tij ishte e veshur me dekolte. Deklarata e saj u komentua dhe ironizua nga kreu i LZHK-së, deputeti Dashamir Shehi.

Ermonela Felaj: M’u kujtua kur erdhi princ Vidin në Shqipëri, u prit me duartrokitje, por më pas u sulmua. Ai erdhi me gruan e tij të veshur ne dekolte. Kjo ishte shumë për njerëzit injorantë të asaj kohe. Sot po flasim për investitorë. Alabar nuk është gjë tjetër veçse është Emar. Mos shkoni me logjikën e dekoltes. Serioziteti kërkon lexim.

Dashamir Shehi: Kjo me dekoltenë ishte shumë e bukur. Ai paska ikur i shkreti atëherë 100 vjet përpara për shkak të dekoltesë. Sikur të ikë edhe ky tjetri për shkak të fehrexhesë. Nga dekolteja po kalojmë te fehrexheja. Po kthehemi të fehrexheja. Të vijmë pas 100 vjetëve të diskutojmë për fehrexhenë, më duket e tepruar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit