Home Sporti Gruaja e Smal...

Gruaja e Smalling “tremb” italianët: Unë dhe Chris pamë UFO, na u afrua dhe u largua

25
0

UFO-t janë çështje e nxehtë në Botë, me NASA-n që publikoi muaj më parë video të mjeteve të tyre (dyshohet për vërtetësinë) duke fluturuar në hapësirë. Ka edhe shumë njerëz që pretendojnë se kanë parë të tillë dhe dy prej tyre janë mbrojtësi i Romës, Chris Smalling dhe bashkëshortja e tij.

Sam Cooke në një intervistë për mediet italiane tregon se bashkë me Chris Smalling kanë parë një UFO, që ka fluturuar pranë tyre dhe më pas është larguar.

“Chris dhe unë pamë një UFO mahnitëse natën e kaluar. Ai erdhi dhe fluturoi para nesh, pastaj ndaloi dhe u kthye sërish në qiell, ku qëndroi për rreth një orë. Ne nuk kishim marrë kërpudha halucinogjene”, u shpreh ajo. D.L

/abcnews.al

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit