Home Aktualitet Grup i ri pun...

Grup i ri pune në Kuvend, Shalsi i PS-së: Kontroll qeverisë dhe punës së institucioneve të pavarura

70
0

Partia Socialiste mendon se ka ardhur koha për modernizimin e punës së Parlamentit në rolin që i jep Kushtetuta për monitorimin e punës së qeverisë dhe institucioneve të pavarura që raportojnë në Parlament. Për ta arritur këtë nga grupi parlamentar socialist është ngritur një grup pune i kryesuar nga Eduard Shalsi, i cili për Top Channel tregon detajet e kësaj iniciative.

“E gjithë kjo iniciativë synon që parlamenti të ngrihet në lartësinë që i njeh kushtetuta por edhe të ndërmarrë në këto momente të rëndësishme të anëtarësimit në BE edhe një rol akoma më të rëndësishëm. Për këtë duhen kapacitete për shkak të volumit të punës së shtuar, për shkak të dhjetëra ligjeve por duhet mbi të gjitha ekspertizë. Ekspertiza është mjaft e rëndësishme”,-tha Eduard Shalsi.

Sa i prek ky modernizim organet e pavarura të cilat raportojnë në Kuvend? “Roli dhe rolet e Kuvendit dhe përgjegjësitë e kuvendit janë të përcaktuara. Nuk do të mund të marrë ndonjë rol shtesë Kuvendi. Ajo që do të duhet të ndodhë është që të rriten kapacitetet për të monitoruar, skrutinuar, kontrolluar punën e qeverisë dhe të institucioneve të ndryshme të pavarura siç bëjnë”, shtoi Shalsi.

Në korridoret e politikës kjo iniciativë ka nisur të komentohet si një përpjekje kontrolli ndaj organeve të reja të drejtësisë. Por si e shikon Eduard Shalsi këtë pretendim? “Është thjeshtë në rastin më të mirë mos-kuptimësi në rastin më të keq një keqdashje në të kuptuar . Shumë e thjeshtë. Parlamenti do të duhet të modernizohet. Duhet të ngrihet në lartësinë e sfidave të kohës. Do të duhet që të luaj rolin që i beson kushtetuta”, tregon ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit