Home Aktualitet Grupi Berisha...

Grupi Berisha flet për koalicion të gjerë opozitar, Pollo: Përfshirë edhe LSI-në

267
0

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, ish-deputeti demokrat Genc Pollo paralajmëroi një koalicion të gjerë opozitar në zgjedhjet e pjesshme lokale, përfshirë këtu dhe LSI-në. Negociatat po vijojnë tha Pollo, dhe se në ditët në vijim do të përcaktohet sigla dhe emri i koalicionit.

”Çështja e kandidatit tonë do të zgjidhet me shpalljen e marrëveshjes pas 2-3 ditësh me një front më të gjerë opozitar. Kjo marrëveshje do të përcaktojë edhe siglën edhe emrin e koalicionit dhe detaje të tjera që janë teknike. Po të ishin zgjedhje për këshillat bashkiakë nuk do kishim ndonjë debat në këtë studio.

Ne kemi një zgjedhje që është mazhoritare dhe që edhe 5 vota po të heqin rrezikon mandatin e kryetarit të bashkisë. Cila është zgjidhja që të mos ketë përçarje votash? E para është një koalicion i gjerë që përfshin edhe aleatët tradicionalë edhe LSI që janë të gjitha partitë relevante në opozitë. E dyta, kemi një zgjidhje të re për të bashkuar aty ku vite më parë edhe mund të ketë pasur përçarje, kemi primare.

PD e 11 dhjetorit ka një afërsi dhe po punon me aleatët tradicionalë që përfaqësohen dhe me deputetë me LSI ka një problem me fraksionin e mbetur. Nëse ka kandidatë të mirë të zotë që janë të afërt me Bashën fare mirë mund të kandidojnë në primare dhe nëse një prej tyre do të fitojë do të marrë të gjithë mbështetjen e opozitës së bashkuar. Nëse ka kandidat me potencial që vijnë nga fraksioni i Bashës duhet të futen në primare, siç mund të vijnë dhe nga partitë e tjera”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit