Home KRYESORE PS i përgjigj...

PS i përgjigjet kreut të SPAK, Dumanit: Të mos shqetësohet, ne e dimë mirë rolin e Parlamentit!

677
0

Eduard Shalsi i përgjigjet deklaratës së kreut të SPAK, duke u shprehur se Altin Dumani ”nuk është i shqetësuar” për grupin e ri të punës të propozuar nga socialistët, pasi “e di mirë rolin e parlamentit”.

Përgjigja erdhi pasi Altin Dumani u shpreh se ”problemi është nëse retorika politike kthehet në diçka konkrete, nëse përmes ligjeve bëjnë diçka për të na kontrolluar”.

Altin Dumani njihet për rolin e tij korrekt dhe profesionist në krye të SPAK, por edhe si një nga prokurorët që nuk ka frikë asnjëri pasi shikon vetëm ligjin.

SPAK-u po heton dhe penalizon politikanët e paprekshëm.

Deputeti Shalsi sqaroi se parlamentit nuk do t’i shtohet asnjë funksion i ri, por do të krijohet një komision përmes një grupi informal pune. I pyetur se me cilën opozitë do të bashkëpunohet, Shalsi tha “është pyetje 1 miliard dollarshe”.

”Nëse ka një forcë politike që i ka mbështetur organet e reja të drejtësisë, me të gjitha mjetet, ka qenë PS, pse, sepse e kemi ngritur me vullnet të plotë për të hapur një kapitull të ri. Në Shqipëri ishte e domosdoshme sistemi i ri drejtësie. Unë nuk mendoj që z.Dumani është i shqetësuar se ai vazhdon punën e vet. Edhe z. Dumani e dinë mirë rolin e parlamentit dhe rolin e tyre. Nuk do t’i shtohet parlamentit ndonjë funksion i ri, nuk do krijohet një komision. Kemi qenë dhe jemi shumë të qartë.

Kuvendi nuk do marrë rol ekstra, nuk do të ngre komitete të tjera, i ka përcaktuar ligji. Ajo që duam të bëjmë, përmes një grup informal punë, duke krijuar një koncept si e shohin punë e parlamentit. Për anëtarësimin në BE, Kuvendit i duhet një punë voluminoze. Nuk kemi të bëjmë me masën, por me cilësinë e raporteve, me një azhornim të sfidave të reja që lindin nga ky proces. Nuk do të shpikim komisione fantazmë, Kuvendi rolet i ka të qarta.

Pas asaj që i ndodhi koleges Açka kanë frikë të flasin dhe të ulen se nuk dinë reagimin, si ai reagimi harbut i kolegut të tyre. Ka disa vendime të gjykatës Kushtetuese, eja ti sqarojmë për të përmirësuar punën e komisoneve hetimore. Sot kemi një rregullore, zërat racional brenda opozitës, nga frika e reagimit të kolegëve të tyre nuk marrin pjesë. Ne jemi thirrur për të qeverisur, jo për ta mbajtur status quo”,-tha deputeti i PS, në Top Talk.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit