Home Sporti Guardiola: Në...

Guardiola: Nëse jam problem për tifozët, jam gati të tërhiqem nga City!

160
0

Pep Guardiola ka vendosur të reagojë për polemikat në lidhje me numrin e pakët të tifozëve në stadium kundër Leipzig. Në prah të ndeshjes ndaj Southampton strategu nuk bën prapakthehu.

“Nuk kam ndërmend të kërkoj falje për atë që kam thënë, jam i befasuar nga ajo që ka ndodhur. Nuk është hera e parë në karrierën tim që them një gjë të tillë, ka ndodhur te Barcelona dhe Bayern Munich. Që të jenë 10.000 ose 50.000, ne kemi nevojë për mbështetjen e tifozëve tanë. Gjithmonë dhe gjithsesi. Më pas, nëse unë jam një problem për tifozët, jam gati të tërhiqem”, tha Gurdiola.

Presidenti i tifozëve të Manchester City e ka akuzuar trajnerin spanjoll se nuk e kupton situatën ekonomike të tifozëve, pasi ky i fundit kërkoi që të ishin të paktën 50 mijë të shtunën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit