Home Sporti Haaland zbulo...

Haaland zbulon sherrin me Milosevic: Më quajti ku*** dhe më tha që do më thyente këmbët …

276
0

Erling Haaland ishte përcaktues mbrëmjen e djeshme në fitoren e Norvegjisë në Suedi 2-1, duke shënuar dy gola. Erling Haaland pati një përplasje me mbrojtësin suedez Alexander Milosevic. Duke folur pas ndeshjes që u mbyll me rezultatin 1-2, Haaland theksoi se ishte ofenduar dhe kërcënuar rëndë nga suedezi.

“Në fillim ai më quajti kur*ë dhe mund të siguroj se nuk jam. Më pas ai kërcënoi se do të më thyente këmbët. Kur shënova një minutë më vonë ishte gjëja më e rëndësishme”, deklaroi sulmuesi.

Erling Haaland është një nga sulmuesit më të talentuar në botë, teksa në sezonet e fundit ka pasur një rendiment të frikshëm në shënimin e golave.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit