Home Aktualitet Hajdari: Nuk ...

Hajdari: Nuk ka shanse që PS të fitojë në zgjedhjet vendore, PD të dalë në protesta

257
0

Ish-deputetja dhe anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Rudina Hajdari gjykon se në zgjedhjet vendore të 2023, mundësitë që PS të fitojnë janë të pakta. Po ashtu ajo thotë edhe se PD-ja duhet të mbështesë të gjithë qytetarët, duke dalë në protesta, si një lloj mekanizmi për të qenë streha e tyre.

“Nuk mendoj se PS ka shumë shanse. Në këto kushte ku jemi sot, duke marrë parasysh kushtet ekonomike, duke marrë parasysh protestat e ndryshme që qytetarët po vetëorganizohen, kemi shumë probleme social ekonomike, që po e bën akoma më të vështirë, edhe për ata që marrin rroga. Kur të vijnë zgjedhjet lokale asnjë qytetar nuk ka për t’i harruar këto.

Unë mendoj që do të kemi një dimër shumë të egër përpara dhe zgjedhjet lokale do të jenë në pranverë. Prandaj nuk mendoj Partia Socialiste është shumë e rehatuar në këto momente.

PD të mbështesë të gjithë qytetarët, duke dalë në protesta, si një lloj mekanizmi për të qenë streha e tyre, jo veç e demokratëve, por e gjithë qytetarëve që janë të pakënaqur”, tha në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit