Home Bota Hapet “pishin...

Hapet “pishina qiellore” në Londër, lidh dy kulla

11
0

Hapet pishina më e re dhe më luksoze në Londër. Pishina “qiellore” është e gjatë 25 metra dhe lidh dy prej qiellgërvishtësve më të rinj në Londër, të vendosur në lagjen “Nine Elms”.

E varur në 35 metra lartësi, ajo mund të përdoret vetëm nga banorët e dy kullave rezidenciale që tashmë kanë provuar ndjesinë e të notuarit në një pishinë të tillë.

Në total, në të dy godinat do të ketë 2000 apartamente, me çmimet që fillojnë nga 600 mijë deri në 5 milionë paund, për suitat e katit të fundit.

Pishina, e gjitha prej xhami u prodhua në Kolorado, SHBA, dhe bëri mbi 8 mijë km deri në Londër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit