Home Bota Harry flet pë...

Harry flet për herë të parë për takimin me mbretin Charles

88
0

Princi Harry ka thyer heshtjen. Ai u takua me babain e tij, mbretin Charles III i cili vuan nga kanceri. Në një intervistë për “Good Morning America”, princi tha se e do familjen e tij dhe mendon se rastet e sëmundjeve i bashkojnë familjet.

“Dëgjo, e dua familjen time”, tha duka i Sussex përballë moderatorit Will Reeve. “Fakti që pata mundësinë të hipja në atë avion dhe të shkoja ta shihja e të kaloja kohë me të, më bën të ndihem shumë mirënjohës”. Reeve pyeti princin nëse diagnostikimi i Charles me kancer mund të jetë një shtysë që të sjellë pajtimin e familjes mbretërore dhe Harry u përgjigj: “Sigurisht! Po, jam i bindur. Mendoj se çdo sëmundje i bashkon familjet”.

Më 5 shkurt, pallati Buckingham njoftoi se mbreti Charles III vuan nga kanceri, duke mos treguar llojin, por siguroi publikun dhe mediat që nuk kishte të bënte me kancer në prostatë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit