Home Aktualitet Harta e re gj...

Harta e re gjyqësore/ Kryetarja e KLGJ: Nuk ka ndryshim, është produkt final

204
0

Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami e pranishme këtë të mërkurë në seancën dëgjimore në Kryesinë e Kuvendit, tha se harta e re gjyqësore është produkt final dhe se nuk do të ndryshojë.

Aktualisht Shqipëria ka gjashtë Gjykata Apeli në të gjithë vendin dhe sipas hartës së re gjyqësore reduktohet në një Apel Kombëtar, ndërsa 13 do të jetë numri i Gjykatave të Shkallës së Parë nga 22 që është aktualisht. Me vendimin e ri shkrihen gjykatat në Tropojë, Krujë, Lushnje, Pogradec, Mat, Përmet, Kurbin, Kavajë, Pukë.

Nesër avokatët e mbarë Shqipërisë do të protestojnë, pasi nuk janë dakort me këtë hartë të re gjyqësore, sepse do të kenë më pak punë. Por kryesorja sipas tyre qytetarët do të vuajnë me shumë.

Ndaj edhe në shenjë proteste, ata kanë bllokuar seancat gjyqësore drejt ditësh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit