Home POLITIKE Heqja e sport...

Heqja e sporteleve, Vasili: Skandali pa fajtorë i të dhënave personale, hedh poshtë digjitalizimin mafioz të Ramës

130
0

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vesili, ka kritikuar këtë të diel procesin e digjitalizimit të shërbimeve të ndërmarrë nga qeveria Rama, i cili hyri në fuqi ditën e sotme.

Sipas tij ende dhe kësaj dite nuk ka asnjë fajtor për skandalin e të dhënave, duke dëshmuar në këtë mënyrë se të dhënat e qytetarëve jo vetëm që nuk mbrohen, por shfrytëzohen kriminalisht nga qeveria.

Postimi i plotë:

SKANDALI pa fajtore i të dhënave personale, hedh poshtë Digjitalizimin mafioz të Ramës!

Miliona të dhëna personale te qytetarëve dolën sheshit që nga :

Karta identiteti

Numra telefoni

Rroga

Targa makinash

Edhe sot e kësaj ditë Drejtësia me Regji nuk ka çuar përpara drejtësisë as edhe një zyrtar të vetëm.

Përkundrazi Drejtësia me Regji, për turpin e saj thirri në mënyrë të turpshme gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku.

Ky turp u zgjidh vetëm nga Strasburgu ku Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëroi Shqipërinë të mos zbatojë urdhrin për sekuestrimin e pajisjeve elektronike të publikimit të Lapsi.al, duke pranuar ankimimin e gazetarëve të Lapsit me urgjencë.

Rama sot bërtet se gjoja Digjitalizoi shërbimet dhe te tjera te dhëna shtetërore.

Por këto miliona të dhëna jo vetëm që nuk mbrohen e nuk do të mbrohen qëllimisht, por përkundrazi shpërdorohen dhe do shpërdorohen kriminalisht nga duart e mafies qeveritare rilindase në pushtet siç bëri edhe në 25 prill e më pas !

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit