Home Sporti Hidhet sot sh...

Hidhet sot shorti i Champions League, parashikohen grupe “ferri”

35
0

Pas përfundimit të fazës Play-Off, Champions League është gati të mësojë shpërndarjen e skuadrave për fazën e grupeve nëpërmjet shortit që do të mbahet ditën e sotme në orën 18:00 në Montecarlo.

Pritet një short i vështirë për skuadrat italiane, sidomos për Milan dhe Lazio të cilat janë pjesë e vazos së tretë dhe në teori do të përballen me të paktën dy skuadra më të forta.

Nga ana tjetër, në vazon e dytë gjenden finalistët e edicionit të kaluar, Interi ndërsa në vazon e parë është Napoli. Në vazon e parë janë gjithashtu edhe të gjitha fitueset e kampionateve si Barcelona, Manchester City, Bayern Munich, Feyenoord, Benfica, PSG dhe fituesja e Europa League, Sevilla.

Image

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit