Home Forum Hipoteza e fo...

Hipoteza e fortë e Ngjelës: Mitsotakis, skllav në mbrojtje të një hajduti si Beleri?

171
0

Nga: Spartak Ngjela

Brenda një teorie hetimi ndaj një krimi si ky që po zhvillohet kundër Belerit, për kryeministrin aktual të Greqisë, Mitsotaqis, del i fortë dyshimi që kryeministri i Greqisë mund të ketë qenë bashkëpunëtor në krimin që ka kryer kundër Republikës së Shqipërisë, Fredi Beleri.

Kryeministri i Greqisë dhe qeveria e tij kanë mbetur skllevër në mbrojtje të një hajduti, Fredi Belerit. Por ç’është ky shqetësim kaq banal për një kryeministër, që ndonëse po tregohet i fortë për të mbrojtur një të ashtuquajtur vorioepirot, në fakt po kuptohet se është në hall personalisht. Po cili mund të jetë halli i tij?

Brenda një teorie hetimi ndaj një krimi si ky që po zhvillohet kundër Belerit, për kryeministrin aktual të Greqisë, Mitsotaqis, del i fortë dyshimi që kryeministri i Greqisë mund të ketë qenë bashkëpunëtor në krimin që ka kryer kundër Republikës së Shqipërisë Fredi Beleri. Kjo është mundësia me e madhe për të shpjeguar frikën e Mitsotaqisit.

Sepse, si mund t’i dalë në mbrojtje kryeministri i Greqisë një vjedhësi të kapur në flagrancë në Shqipëri? Të shohim, sepse gjithçka do të varet nga hetimi. Gjithsesi është e turpshme kjo që pamë me kryeministrin e Greqisë.

Është edhe mllef antishqiptar gjithashtu. Por shqiptarëve aq u bën. Kurse qeveria shqiptare duhet menjëherë të kërkojë hapjen e shkollave shqipe në Greqi. Kjo është një domosdoshmëri historike, dhe, për kryeministrin e Shqipërisë ka ardhur koha që t’i kërkojë Greqisë reciprocitetit.

Pa shkolla shqipe në Greqi, nuk mund të ketë as shkolla greke në Shqipëri. Kjo është drejtësia historike e kohës së sotme. Dhe prandaj, shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Greqisë duhet ta nisin sa më parë botërisht përpjekjen e tyre në kërkesë për hapjen e shkollave shqipe në Greqi, ku jetojnë sot rreth 4 milionë shqiptarë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit