Home Aktualitet “Hiqet si gru...

“Hiqet si gruaja e Sulltanit!”. Opinionistët ‘masakrojnë’ Kiarën: Arrogante dhe fodulle!

2395
0

Opinionistët e Big Brother duket se nuk janë kursyer me akuzat e tyre ndaj Kiarës, që pas kthimit të saj në shtëpi.

Arbër Hajdari dhe Zhaklin Lekatari hodhën dyshime se sjellja e ndryshuar e Kiarës lidhet vetëm me famën që Luizi ka fituar jashtë shtëpisë së BBV, nga e cila sipas tyre do që të përfitojë dhe partnerja e tij.

Në fakt Kiara ndodhen nën presion dhe duhet kuptuar roli i saj. Por edhe pozicioni që ka. Gjithsesi opinionet janë dërmuese për të.

Arbër Hajdari: Unë e kam parë ditën që erdhi këtu në studio që nuk takoi asnjë nga banorët. Edhe kur iku, na bëri ironi. Fama është e vështirë të administrohet. Fama të kthen gërrhimën në klarinetë. Fama e këtyre njerëzve, që akuzojnë Bledin për vëmendje, kur kjo do vëmendje, fama të bën mos të pyesësh më as për ngjyrat e rrobave të partnerit.

Më vjen keq se po shoh dy Kiara, po befasohem. Po mos të kisha parë videot s’do e kisha besuar kurrë. Kam hall se do kërkojë Luizi hapësirë tani. Përpara se të dilte kishte treguar maturi, kurse tani më vjen keq që hiqet si gruaja e sulltanit. Ajo tani është sulltanesha!

Zhaklin Lekatari: Teksa dëgjova Kiarën nuk e besoj që është e sinqertë. Arroganca dhe fodullëku, na japin përgjigje për çdo pyetje për vërtetësinë e saj në çdo gjë. Mendoj se vetëm ka konfirmuar që Kiara i merrr gjerat në bazë të pëlqimeve nëpër rrjete.

Në këto 90 ditë, Kiara ka tentuar të promovojë vlera pozitive dhe nuk e di si ikën këto vlera. Do i bëj thirrje vajzave që duhet t’ia dalin vetëm në jetë, pa u treguar oportuniste.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit