Home Aktualitet Historia e çi...

Historia e çiftit politik që u martua në pushtet dhe u divorcua në opozitë

98
0

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi zgjodhën 29 nëntorin e vitit 1998 që të bënin celebrimin e tyre. Meta vetëm 29 vjeç ishte bërë zëvendëskryeministër në qeverinë Majko që erdhi pas rrëzimit të Nanos. Këto janë fotot e rralla publike nga ajo ditë ku Monika shpërndajë llokumet për kurorëzimin e lidhjes që kishte nisur mes të dyve që në vitin 1993, në zjarrin e parë të politikës si themelues të forumit eurosocialist.

Ata u dashuruan dhe martuan me politikë dhe Meta thotë se është politika që po i ndan. Në kërkesën për divorc që konfirmon fundin e një martesë 26 vjeçare, Ilir Meta thotë se politika është ajo që e ndau me Monika Kryemadhin. Përçarja kishte nisur me kohë dhe dukej se çiftin aq shumë të përforcur e mbanin bashkë vetëm interesat politike. Por në kohën kur Meta u rikthye në partinë e tij, largoi bashkëshorten dhe besnikët e saj nga partia.

Telenovela e çiftit Meta kryemadhi vijoi dhe Monika që deri atëherë nuk kishte qenë zë i parë në këtë konflikt tha se kishte ngrire marrëdhënien me bashkëshortin. SPAK u bë shkak që dy bashkëshortët të shfaqnin qëndrime krejtësisht të kundërta dhe gati fyese ndaj tyre.

Por ndryshe mendonte Monika Kryemadhi e cila edhe pse është thirrur nga Spak për hetim, në derën e Spak ka hyrë edhe si akuzuese në një proces që ka tronditur rëndë politikën, procesin e inceneratorëve. Meta kishte hyrë në derën e Spak për tu pyetur në një hetim që përfshinte edhe bashkëshorten e tij. Pas daljes nga Spak ai ja la përgjegjësinë Monikës. Të enjten në mbrëmje Meta duke komentuar ndasinë politike më bashkëshorten tregoi se ishte ndarë përfundimisht me Monikën.

Në padinë për zgjidhje martese meta shprehet se ka patur marrëdhënie normale dhe me problematika, por nuk lë jashtë bashkëjetesën politike. Meta shkruan se me të paditurën kemi qenë dhe jemi aktivë në jetën politike të vendit shkak për të cilin kemi ushtruar dhe ushtrojmë funksione të rëndësishme në organet shetërore, organet përfaqësuese të popullit dhe subjekte politike.

Por si paditës Ilir Meta aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë thotë se vitet e fundit ka konstatuar fillimisht mosdakordesi dhe kontradikta qe kane ardhur duke u shtuar, për shkak të qëndrimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme në lidhje me zhvillimet në aspektin politiko përfaqësues dhe vendimmarrës. Me kalimin e kohës kjo ndarje këndvështrimesh u bënë prezente edhe në raportin bashkëshortor deri sa kohët e fundit kanë sjellë si pasojë grindje të herëpashershme duke tronditur thellë marrëdhënien tonë bashkëshortore.

Aktualisht prej disa muajsh marrëdhënia bashkëshortore është ndërprerë edhe në kuptimin e bashkëjetesës duke sjellë si pasojë humbjen e qëllimit të kësaj martese në të gjitha drejtimet. Në këto kushte i kërkoj gjykatës caktimin e një dite gjykimi dhe marrjen e vendimit për zgjidhjen e martesës me të paditurën, thotë Ilir Meta. /Top Channel/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit