Home Bota Huliganët kro...

Huliganët kroatë i vranë djalin, nëna e 29-vjeçarit pëson infarkt. Ai telefonoi të afërmin, i kërkoi ndihmë

27
0

29-vjeçari Michalis u vra me thikë në “New Philadelphia” mbrëmjen e së hënës nga huliganët kroatë. Nëna e ttij është shfaqur në spital me simptoma të atakut kardiak pas marrjes vesh të lajmit të hidhur. Pas procesit tragjik të identifikimit të djalit, gruas iu shfaqën simptoma që sugjerojnë infarkt, si dhimbje gjoksi, shqetësime, tendencë për të fikët. Ajo do të qëndrojë në spital për arsye parandaluese.

Viktima para se të jepte frymën e fundit ka marrë në telefon një të afërm për t’i kërkuar ndihmë për ta marrë nga vendi i ngjarjes. I afërmi i të riut fatkeq ka marrë një telefonatë nga 29-vjeçari rreth orës 03:00 të datës 3 gusht.

Ai i kërkonte të afërmit të tij që të shkonte ta gjente në rrugën për në Tympaki. Ai nuk i ka shpjeguar arsyen, i ka thënë se do të bisedojnë personalisht, ndërsa sipas të afërmve të tij, 29-vjeçari ka qenë shumë i stresuar.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit