Home Aktualitet Humbën jetën ...

Humbën jetën si familje në aksident, përcillen sot për në banesën e fundit

9
0

Do të përcillen ditën e sotme për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Gushi, të cilët humbën jetën dje në aksin rrugor Fier-Vlorë.

Eduart Gushi, 44 vjeç, gruaja e tij, Silvana Gushi dhe dy vajzat e tyre të mitura, A.Gushi dhe E.Gushi do të përcillen për në banesën e fundit në Patos.

Bëhet me dije se ceremonia e varrimit do të mbahet në orën 10:00, ndërkohë që shumë familjarë të tyre kanë udhëtuar nga Greqia pas lajmit të rëndë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë që trondit mbarë opinionin publik ndodhi në autostradë, ku një mjet tip ‘Audi’ që udhëtonin 3 të rinj, ka goditur mjetin e viktimave nga pas, ndërsa dyshohet se ishte me shpejtësi të lartë.

Të plagosur mbetën edhe 3 të rinjtë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa familja Gushi u shua e gjitha. Siç u theksua edhe dje familja kishte ardhur nga Greqia për pushime në Shqipëri, pasi prej 2 vitesh nuk kishin mundur dot për shkak të pandemisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit