Home Kultura Humbi jetën n...

Humbi jetën në SHBA, homazhe në nder të regjisorit Pirro Mani në Tiranë

34
0

Mbrëmjen e kësaj të premte artisët dhe qytetarë të shumtë po zhvillojnë homazhe në kujtim të ikonës së skenës shqiptare që ndërroi jetë një ditë më parë Pirro Mani.

Homazhet po zhvillohen në sheshin përballë ArTurbinës.

Mes artistëve dhe qytetarëve që ndodhen në homazhet për nder të artistit Mani, vihet re edhe Ndriçim Xhepa.

Pirro Mani ka ndërruar jetë në moshën 89 vjeçare në Nju York ku jetonte bashkë me bashkëshorten e tij Pavlina Mani dhe vajzën Jona.

Ai ishte regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 25 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.

Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit “A. Z. Çajupi”, Korçë, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1967 – 1992 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale.

Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë “Cuca e maleve”, “Fytyra e dytë”, “Arturo Ui”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Epoka para gjyqit”, “Nata e 12 -të”, “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”./abcnews.al

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit