Home Aktualitet Humbi nënën n...

Humbi nënën nga Covid-19, gazetarja Jonida Shehu jep mesazhin e fortë: Bëni vaksinën

113
0

Gazetarja Jonida Shehu disa muaj më parë ka humbur mamin e saj, nga virusi vdekjeprur;s për shkak të vonesës në marrjen e vaksinës. Ajo tregon se Covid-19 ka prekur dhe persona të tjerë të familjes së saj, por për shkak të vaksinës ata sot janë në jetë, ndërsa nëna e saj jo. Videon ku gazetarja rrëfen eksperiencës e saj me koronavirusin, e ka publikuar kryeministri Edi Rama.

Mesazhi i plotë

Nuk besoj se ka ngelur njeri pa një përjetim personal për COVID-in sot. Është shumë e freskët koha e këtij COVID-it fatal në familjen tonë. Në të gjitha analizat dhe mendimet që më vijnë gjatë këtyre ditëve pas ikjes së mamit, është që asnjëherë nuk mendova se ajo do të ikte nga COVID-19.

Mbas nënës time unë kam pasur edhe njerëz të tjerë të familjes të infektuar që për fat të mirë ishin vaksinuar, nuk e kaluan thjeshtë, por sot janë. Kjo më mjafton për të menduar që shtyrja e kohës së vaksinimit ishte një gabim.

Mundësia që vaksina mund të të shtojë qoftë edhe një përqindje pro armëve të tua në luftë me virusin, duke marrë parasysh sa i tmerrshëm dhe i paparashikueshëm është, ja vlen.

Nuk është nesër koha e duhur, është sot ose dje nëse mundësh, mbase gjërat do të kishin rrjedhur ndryshe nëse do ta kisha menduar kështu përpara pak muajsh.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit