Home Bota Hungaria u of...

Hungaria u ofron qytetarëve dozën e tretë të vaksinës anti-covid

3
0

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka deklaruar se vendi i tij do t’i japë mundësinë qytetarëve që të marrin dozën e tretë të vaksinës kundër koronavirusit.

Në një intervistë në mediat vendase, Orban tha se mjekët do të vendosin se cila vaksinë do të jepet me dozën e tretë.

Ai tha se doza përforcuese do të duhej të jepej së paku katër muaj pas dozës së dytë, por gjithsesi do të vendosin mjekët.

Orban po ashtu tha se Hungaria do t’i bëjë të detyrueshme vaksinat kundër koronavirusit për të gjithë punonjësit shëndetësorë.

Mbi 5.5 milionë qytetarë hungarezë kanë marrë së paku një dozë të vaksinës. Hungaria është vendi i vetëm i Bashkimit Evropian që, përveç vaksinave të miratuara nga BE-ja,  po vaksinon popullatën edhe me vaksina ruse dhe kineze, të cilat nuk janë miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave – EMA.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit