Home Bota I burgosuri N...

I burgosuri Nr. P01135809, çfarë tregon për amerikanët fotoja e arrestimit të Trump?

29
0

Fotoja e arrestimit të Donald Trump-it u bë menjëherë një nga imazhet më ikonoke për këdo që ka shërbyer si komandati i forcave të armatosura të SHBA-së.

I burgosuri Nr. P01135809 sheh vëngër në drejtim të kamerës ndërsa fytyra e tij ka ngrirë si gur. Sesi po ndihej ish-presidenti amerikan në ato momente nuk mund ta dijë askush. Por fotoja, e cila është shkrepur pak pasi autokolona e tij ndaloi përpara burgut të Fulton County, nuk rrezaton personazhin që jemi mësuar të shohim shpesh në kamera.

Shikimi i tij mund të depërtojë deri te ty dhe vula e Zyrës së Sherifit të Fulton-it në një kënd të sipërm është një kujtesë se Trump, me gjithë fuqinë e tij të mëparshme, i është nënshtruar një procesi ku ai nuk mund të kontrollojë fatin e tij, shkruan CNN.

Fotografia e arrestimit të Trump është metaforë për zgjedhjet në të cilat kandidati i mundshëm republikan dhe presidenti i mundshëm i ardhshëm po përballet me 91 akuza penale. Megjithatë, ish-presidenti i mohon të gjitha akuzat dhe pretendon pafajësinë derisa të provohet e kundërta.

Fotoja me fytyrën e ngrysur të Trump, e shkrepur pasi ai u dorëzua te autoritetet të enjten, përfaqëson kulmin e pashmangshëm të një jete që ka shtrirë dhe shtrënguar kufizimet rreth presidencës dhe shpeshherë ka tendosur ligjin.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit