Home Aktualitet I dërguari am...

I dërguari amerikan viziton afganët në Shëngjin, ata presin të emigrojnë drejt SHBA-së

32
0

I dërguari amerikan me mision diplomatik në Shqipëri, Devid Uisner (David Wisner), vizitoi këtë të premte afganët që strehohen në Shëngjin, që janë në pritje të emigrimit drejt SHBA-së. Atyre u mundësohet strehim, ushqim dhe kujdes mjekësor falas.

“Deri më tani, afganët kanë përjetuar mikpritjen legjendare të Shqipërisë përpara se të lëvizin drejt banesave të përhershme në shtetet e tjera, përfshirë edhe Shqipërinë”, informoi Usiner.

Afganët janë vendosur në një kompleks të Shëngjinit pas një marrëveshje të arritur mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Në Shqipëri ka rreth 1 mijë afganë në Shëngjin dhe Durrës, familjarë, por edhe ish-punonjës të Qeverisë afgane, aktivistë dhe gazetarë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit