Home Aktualitet I është dëmtu...

I është dëmtuar banesa për shkak të ndërtimit të një pallati ngjitur, Silva Bino: S’kemi gjetur zgjidhje

54
0

Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino i është drejtuar emisionit investigativ Fiks Fare për një problem që ka hasur me pallatin ku jeton.

Në denoncimin e saj, Bino ka theksuar se shtëpia e saj dhe e banorëve të tjerë në pallatin në rrugën “Reshit Çollaku”, është bërë e pabaneshme dhe është dëmtuar për shkak të një pallati tjetër që po ndërtohet ngjitur me pallatin e saj.

Pallati ku Bino jeton nuk është dëmtuar as nga tërmeti i 26 nëntorit, siç po mundohen që institucionet t’ia hedhin fajin por është dëmtuar më 5 maj, sapo kanë nisur ndërtimet e një pallati ngjitur. Duke folur për gazetarët e Fiks Fare, Bino ka deklaruar se sapo pallati i tyre është dëmtuar, s’kanë lënë vend pa u ankuar, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

“Që në 5 maj na kanë nisur dëmtimet dhe çarjet në mure, sapo nisi themeli i pallatit ngjitur, ku nuk kemi trokitur, por s’kemi gjetur zgjidhje”, tha Bino. /Top Channel/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit