Home Kronike I grabitën af...

I grabitën afganit një shumë parash, policia arreston tre të rinj në Sarandë

38
0

Tre persona janë arrestuar nga policia e Sarandës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash një shtetasi afgan.

Sipas policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Road” u vunë në pranga K. Gjini, P. Zani dhe J. Baço.

Njoftimi i Policisë

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se disa persona i kishin vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi të huaj, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Road”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

– K. Gj., 21 vjeç, banues në Laç dhe P. Z., 18 vjeç e J. B., 19 vjeç, të dy banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr.1, Sarandë, i kanë vjedhur me dhunë një shumë parash, një shtetasi afgan.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit