Home Sporti Ibrahimovic: ...

Ibrahimovic: Goli me 101 km/h? Zakonisht shkon në 200!

124
0

Me golin e shënuar me goditje dënimi kundër Romës, Zlatan Ibrahimovic arriti kuotën e 400 golave të shënuar në kampionatet e ndryshme. Bë Serie A ky ishte goli i 150-të për sulmuesin e Milanit.

Në kampionatin italian suedezi ka shënuar gjithsej 4 gola me goditje dënimi, hera e fundit para golin kundër Romës ka qenë në ndeshjen Milan-Cagliari të vitit 2012.

“Bëmë një ndeshje të madhe, duke luajtur me shumë besim. Është një fitore e madhe. E dinim që nuk do të ishte e lehtë, por duhet të vazhdojmë kështu. Goli nga goditja e dënimit? Herë pas here bëj ndonjë surprizë. 101 km/h? Normalisht është më e shpejtë, shkon me 200 në orë. Ndoshta është mosha”, deklaroi sulmuesi pas fitores ndaj Romës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit