Home Aktualitet Identifikimi ...

Identifikimi biometrik për 14 Majin, Celibashi: Të dhëna reale për numrin e votuesve

23
0

Këtë të premte, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi dhe nënkryetarja e KQZ-së Lealba Pelinku folën për procesin e votimit më 14 Maj. Pelinku tha se qëllimi është që në qendrat e votimit të ketë 5 mijë operatorë të cilët do të jenë të mirëtrajnuar në ditën e zgjedhjeve lokale.

“Kemi shtyrë afatin e aplikimeve për shkak të mos mbushjes së qendrave të votimit me aplikantë, shpresojmë të kemi 5 mijë operatorë për qendër votimi. Gjithashtu, kemi shtyrë dhe afatin e trajnimit që në ditën e zgjedhjeve të kemi në nivelin më të lartë të votimit me operatorë”, tha ajo.

Celibashi theksoi se për herë të parë do ketë të dhëna reale mbi numrin e pjesëmarrësve në votim. “Kemi përmirësuar ndjeshëm gjithë sistemin e protokollimit të rasteve kur për arsye objektive nuk mund të bëhet identifikimi biometrik i votuesve. Kemi ndërtuar një sistemit të tillë që nuk lë shkak dhe mundësi për këdo që në mënyrë manipulative kërkon të shmangë identifikimin biometrik”, deklaroi ai.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit