Home Sporti IFFHS zbulon ...

IFFHS zbulon formacionin e vitit në Europë, në të s’ka vend për Messin

205
0

Federata Ndërkombëtare e Historisë së Futbollit dhe Statistikave, shkurt IFFHS, ka publikuar formacionin më të mirë më lojtarë nga Europa. Në të janë përfshirë katër lojtarë që u shpallën kampionë Europe në EURO 2020 me Italinë.

Gianluigi Donnarumma nuk mund të mungonte në këtë formacion, së bashku me dy juventinët legjendarë Leonardo Bonucci dhe Giorgio Chiellini, ndërkohë që reparti i prapavijës plotësohet nga Cesar Azpilicueta dhe Ruben Dias.

Në mesfushë është Jorginho së bashku me shokun e tij te Chelsea, N’golo Kante, ndërkohë që së bashku me ta është edhe Kevin De Bruyne. Sulmi formohet nga një trinom i frikshëm, Cristiano Ronaldo-Mbappe dhe Kylian Mbappe. Bie në sy mungesa e madhe e Lionel Messit, i cili nuk është as në stolin e rezervave.

Trajneri i kësaj skuadre është zgjedhur Thomas Tuchel, ndërkohë që në stol janë gjermanët Antonio Rudiger, Manuel Neuer dhe Thomas Muller. Skuadra kompletohet me Joao Cancelo e Bruno Fernandes, dhe në sulm Karim Benzema e Erling Haaland.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit