Home Sporti Igli Tare gat...

Igli Tare gati të mbyll aventurën 15-vjeçare me Lazion, e kërkon dhe Juventusi

90
0

Igli Tare dhe Lazio do të ndajnë rrugën gjatë merkatos së kësaj vere. Sipas raportimeve të medieve italiane, Drejtori Sportiv duket i destinuar të largohet nga kryeqyteti në fund të sezonit.

Për momentin janë të pakta shanset që ai të qëndrojë, pavarësisht se disa muaj më parë dukej konkret skenari i një rinovimi 3-vjeçar.

Eintracht Frankfurt dhe Hoffenheim në Gjermani po mendojnë për të po ashtu dhe Juventus në Itali e ka vlerësuar si alternativë. 49-vjeçari shqiptar është në rolin e Drejtorit Sportiv te Lazio që nga viti 2008 dhe ka një eksperiencë shumë pozitive pasi ka kryer disa lojtarë të kalibrit të Milinkoviç-Savic, Immobile dhe Luis Alberto.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit