Home Aktualitet Ikën nga kamp...

Ikën nga kampi i ferrit, mësohet emrat e 19 shqiptarëve që mbërritën sot në Rinas

14
0

5 gra dhe 14 fëmijë mbërritën në aeroportin e Rinasit, pasi kaluan vite të tëra në kampet famëkeqe të familjarëve të ISIS në Siri. Ky operacion u ndoq nga vetë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Sot në Rinas janë kthyer në atdhe: Brunilda Koçollari nga Tirana me 5 fëmijët e saj, Emanuela Vladi nga Dibra, nënë e 4 fëmijëve, Ruzhdije Balliu nga Librazhdi, Lavdie Kaca nga Tirana dhe 2 fëmijët e saj, si dhe Klotilda Zani nga Tirana me 3 fëmijë.

Personat e riatdhesuar do të qëndrojnë në fillim në një qendër të posaçme në Durrës, ku do të kontrollohen nga ana shëndetësore dhe do të karantinohen për disa ditë, për t’u kthyer më pas tek familjet e tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit