Home ShowBiz Ikën nga Top-...

Ikën nga Top-i, por Luana tregon se ka gati emisionin e ri: Është projekti i jetës

95
0

Moderatorja e dashur, Luana Vjollca feston ditën e sotme 30 vite jetë. Në këtë ditë kaq speciale për të kanë mbërritur qindra mijëra urime nga fansat e shumtë, kolegët dhe të afërmit e saj.

Ajo ka organizuar një festë madhështore për ditëlindjen e saj të 30-të, ku dhe ka prezantuar “projektin e jetës” që do të mbajë titullin “Thuaje”. Ky program do të jetë jetë një projekt zemre dhe do të ketë histori të vërteta.

Gjatë fjalimit ajo bëri dhe një batutë, ku u duk se konfirmoi zërat për largimin e saj nga “Top Channel”. “Në cilin televizion do e shohim këtë Luanën?”, u shpreh Luana.

Burime për “Gazeta Express” kanë bënë me dije më herët se ajo po largohet nga “Top Channel” dhe tashmë emisionet e saj do të mbajnë logon e një televizioni tjetër, por ky lajm nuk është konfirmuar ende.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit